Rruga e RMV-së drejt BE-së, Rokas: Realizoni ndryshimet kushtetuese dhe reformat
Angazhimet që ka marr Maqedonia e Veriut në vitin 2022...

Angazhimet që ka marr Maqedonia e Veriut në vitin 2022, përfshirë ndryshimet kushtetuese, duhet të zbatohen që vendi të vazhdojë në rrugën drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Kështu deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, sipas të cilit, kur RMV-ja duhet t’i zbatojë edhe reformat e kërkuara, siç janë reformat në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Rokasi njëherësh vlerësoi politikën e jashtme të vendit, atë të sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ashtu siç kam theksuar disa herë, se RMV-ja në atë moment kur do të fillojë t’i implementojë reformat e kërkuara me një ritëm të përshpejtuar, po flas për reformat në drejtim të sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Por, edhe kur RMV-ja do t’i fillojë t’i implementojë angazhimet e ndërmarra në vitin 2022, atëherë besoj se do të mund ta fillojë procesin për integrim në BE. Pra, thjesht tek udhëheqësit e RMV-së do të duhet të ketë një unitet dhe angazhim më i përpiktë në këtë drejtim, pra thjesht mungon edhe një hap i fundit dhe ai moment është këtu, për t’i filluar bisedimet dhe kamë besimin e plotë se ky moment është tani, me qëllim që të shihen benefitet e anëtarësimit. Dhe këtu mund ta shohim ecjen e shpejtë të cilën po e bënë Shqipëria dhe Mali i Zi.”, - deklaroi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas.
Rokas nuk deshi të komentojë edhe vendimin e prerë të Qeverisë aktuale të RMV-së dhe liderit të saj, Hristijan Mickoski, se RMV-ja nuk do të bëjë asnjë hapë përpara në drejtim të realizimit të marrëveshjes me shtetin bullgar me kushtet e tanishme, por u bëri thirrje liderëve të vendit që ajo marrëveshje të realizohet. Rokas tha se nuk ka munguar as mbështetja e liderëve të BE-së për Maqedoninë e Veriut.
“Besoj se edhe liderët e BE-së deri më tani kanë treguar solidaritet dhe mbështetje të pa rezervë për RMV-në. Por, se a dëshiron RMV-ja t’i realizojë premtimet dhe marrëveshjet e firmosura është vendim ekskluziv i liderëve të vendit tuaj, por atë të cilën mund ta them se në si BE jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në tejkalimin e këtyre problemeve dhe t’ju japim mbështetje të pa rezervë.”, - theksoi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas.
Euroambasadori tha se procesi i zgjerimit është aktiv dhe vendet aspirante për anëtarësim nuk duhet ta lëshojnë këtë mundësi. (Fitim Kryeziu, TVM2)
