Kumanovë, mbi 13.000 nxënës përfunduan vitin shkollor

10.06.2026 16:35

Edhe në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme...

Edhe në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme në Komunën e Kumanovës ka përfunduar viti shkollor 2025/26.

Gjatë këtij viti shkollor ishin të përfshirë 13.071 nxënës, nga të cilët 9.346 nxënës nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë, kurse 3.725 nxënës nga viti i parë e deri në të tretin në qendrat e mesme shkollore.

Gjatë një konference për gazetarë, Aleksandër Jovanoviq, udhëheqës i sektorit për arsim në Komunën e Kumanovës, maturantëve iu dëshiroj sukses gjatë provimeve të maturës kurse vitin e sapo përfunduar e vlerësoi të suksesshëm.

“Në fillim dua maturantëve t’ju uroj sukses gjatë provimeve të maturës, kurse të tjerëve pushime të këndshme verore. Mund të them se viti shkollor 2025/2026 ishte një vit i suksesshëm. Në shumicën e shkollave kishim realizimin e projekteve të shumta, si dhe trajnime të ndryshme nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, byroja për zhvillimin e arsimit, komuna, sektori qeveritar dhe organizata të ndryshme.”, - theksoi udhëheqësi i sektorit për arsim, Aleksandër Jovanoviq. (Fatlum Aqifi, TVM2)