Shqipëri, vazhdojnë protestat

10.06.2026 17:21

Pankartat “Shqipëria e Re” dhe “Besëlidhja e Tiranës 2026”....

Pankartat “Shqipëria e Re” dhe “Besëlidhja e Tiranës 2026” dominuan gjatë protestës së 10-të të mbajtur para Kryeministrisë kundër resortit të Zvërnecit.

Protestuesit artikuluan me këmbëngulje thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Nëse sipas tyre kryeministri nuk ikën me të mirë, protestat do të eskalojnë.

““Shqipëri e re”, “Dorëhiqu!”, “Jemi këtu pa parti politike” dhe thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”, ua kemi prish gjumin këto kohë. Të jemi çdo ditë e më shumë, çdo ditë e të më të fortë. Ata që janë larguar, sot është dita për Shqipëri të re.”, - theksoi Luçiana Kokaj.

“Zvërneci ishte pika e ujit që mbushi gotën, por Rama tenton ta devijojë. Ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë. Rama kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe NATO-s. Edi Rama nuk ikën vetë, e di fundin e tij. Të qëndrojmë deri në fund. Dorëheqje! Ju erdhi fundi!”, - u shpreh Artur Mecollari.

Të rinj të ardhur posaçërisht nga diaspora thanë se sot u shënjua fundi i tranzicionit.

“Kemi 35 vite që na premtojnë të njëjtat gjëra. E mbajnë pushtetin se kanë frikë të japin llogari. Qeveri transitore, a jeni dakord? Qeveri transitore. Qëllimi i vetëm, ikja e kësaj Qeverie.”.

Pjesë e fjalimeve u bë edhe një ish-eskponenti i UÇK-së me tone paralajmëruese.

“Mos na detyroni të marrim hapa që s’duam t’i marrim. Po ta kërkojmë me qytetari. Ke tradhtuar Kosovën për të shkëmbyer territore, kur doje të hysh në BE me Serbinë. Qeveri teknike me njerëz që nuk janë zhytur në politikën e 36 viteve, përndryshe do të eskalojnë, s’do të jenë më kaq paqësore.”. (Luljeta Ndoka, TVM2)