Universiteti “Nënë Tereza” organizoi absolventiadën, qindra studentë u pajisën me diploma

09.06.2026 21:25

Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup...

Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me një ceremoni madhështore është shënuar Absolventiada 2025/26, ku shumë student të diplomuar morrën më në fund dipolomën, e cila do t’ju shërbejë si një çels për të hapë dyertë e ardhmërisë. Sipas organizatorëve kjo gjeneratë është e veçantë sepse filluan studimet kur bota po përballej me shumë të panjohura të pandemisë.

Sipas Rektorit të Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Bekim Fetaji, studentët e rinjë u kurrorëzuan për puën e tyre të palodhshme gjatë katër viteve të kaluara studimesh.

“Ju jeni ndër më të përgatiturit, keni dituritë, keni shkathtësitë, por keni edhe mënyrën e të menduarit, dhe ky është ndryshimi mes atij që di shumë gjëra, dhe atij që dinë si të mësoj gjëra të reja. ‘Nënë Tereza’, emrin e së cilës e mbanë ky institucion ka thënë diçka që shpeshë e rikujtojmë, mos u fokusohuni shumë për të bërë gjëra të mëdha, por bëni gjëra të vogla me dashuri shumë të madhë” – tha Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof.Dr. Bekim Fetaji.

Ndërsa këtë event e nderuan edhe përfaqësues më të lartë të institucioneve të vendit. Për Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kjo është një ditë e veçantë, dhe është përmbyllje e një rrugëtmi të mbushur me sfida.

“Kjo ditë është përmbyllje e një rrugëtimi të mbushur me sfida, përpjekje dhe ëndërra, çdo diplomë që ndahet sonte, është dëshmi e netëve të gjata të studimit, e mbështetjes së familjeve tuaja, e përkushtimit të profesorëve, dhe e vullnetit të pa-lëkundur e studentëve për ta arritur suksesin” – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Diploma nuk duhet parë si fund i procesit i nxënjes së dijes, por si dëshmi se ju keni fituar aftësi të mjaftueshme për të mësuar gjithë jetës. Të dashur të rinjë vendi ynë ka nevojë për energji, kreativitetin dhe dijen tuaj, ka nevoj për inxhinier që ndërtojnë, për ekonomistë që hapin vende pune, dhe për inxhinier që mundësojnë mirëqenje ekonomike” – deklaroi Zv.Kryeministri i parë i vendit, Bekim Sali.

I pranishëm ishte edhe Ambasadori I Republikës së Shqipërisë në vendin tonë Denion Meidani, i cili studentëve iu bërri thirrje që të mos dorëzohen asnjëherë.

“Nuk dua t’ju them se rruga përpara është e lehtë, nuk është, por historia nuk është shkruar asnjëherë nga ata që zgjodhën rrugën e lehtë, por historia është shkruar nga ata që vazhduan përpara edhe kur nuk kishin siguri, edhe atëherë kur nuk kishin askënd që t’ju thoshte se do t’ia dilnin. Prandaj nëse do të mbanit në mend vetëm një mesazh nga unë sot le të jetë ky, ‘MOS U DORËZONI’” – tha Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.   

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka 2600 deri më 3500 studentë aktivë, ndërsa çdo vitë diplomojnë mesatarishtë 200 deri më 400 studentë. Aktualisht Universiteti “Nënë Tereza” ka 8 fakultete, dhe ofron mbi 20 programe studimore. (Fitim Kryeziu, TVM2)