Temperaturat e larta ndezin alarmin, flakët e zjarrit kapluan Shtipin

11.06.2026 13:43

Zjarri që shpërtheu dje në Shtip...

Zjarri që shpërtheu dje në Shtip është vënë plotësisht nën kontroll, njoftoi këtë mëngjes Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftuan se në operacionin e shuarjes së zjarrit nuk u përdorën avionë, sepse nuk kishte kushte për këtë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, 20 zjarrfikës nga Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Shtipit ndërhynë me katër automjete, 10 vullnetarë me katër automjete nga Departamenti i Zjarrfikësve të Shtipit, të ndihmuar edhe nga gjashtë zjarrfikës me dy automjete nga Koçani dhe një ekip nga Sveti Nikolla.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur mbrëmë tha se nuk ka vend për panik dhe se të gjitha forcat e zjarrfikësve po përdoren për të shuar zjarrin që shpërtheu mbi qytet i cili madje  u përhap në kodrat mbi varrezat e Shtipit. Ai gjithashtu ka thënë që  nuk  persona  të lënduar dhe asnjë shtëpi nuk është prekur nga flakët e zjarrit.

Sipas tij, zonat e djegura kanë qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë gjithë natës. Ndërsa gjatë ditës autoritetet do të përcaktojnë nëse ka pasur dëme materiale dhe çfarë e shkaktoi saktësisht zjarrin, që falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është lokalizuar.