Tensione në Lindjen e Mesme, ShBA-ja sulmon Iranin
Tensionet në Lindjen e Mesme...

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas një serie sulmesh të reja ushtarake të kryera nga Shtetet e Bashkuara kundër objektivave iraniane.
Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se sulmet kishin në shënjestër sisteme të mbikëqyrjes ushtarake, rrjete komunikimi dhe objekte të mbrojtjes ajrore iraniane. Sipas ushtrisë amerikane, operacioni u krye si përgjigje ndaj asaj që Uashingtoni e cilëson “agresion të vazhdueshëm iranian”.
Në reagim, Irani shpalli mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.
Autoritetet iraniane deklaruan se çdo mjet që tenton të kalojë në zonë mund të konsiderohet objektiv ushtarak.
Alarmi është përhapur edhe në vendet e Gjirit Persik. Sirenat e emergjencës u aktivizuan në Bahrein, ku ndodhet Flota e Pestë e Marinës Amerikane, ndërsa Kuvajti raportoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore janë vendosur në gatishmëri dhe kanë kryer veprime parandaluese.
