Sindikata për Administratë Shtetërore, probleme në propozim-ligjin për shërbime gjyqësore

11.06.2026 16:46

Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore...

Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore raporton për probleme serioze që mund të vijnë si pasojë e propozim-ligjit të ri për shërbim gjyqësor. Sipas tyre, me këtë ligj, shtesat në paga sërish janë të kushtëzuara nga organ tjetër, teksa kërkojnë edhe stazh të beneficuar për disa profesione brenda shërbimit gjyqësor.

Sipas tyre, Ministria e Drejtësisë ka bërë disa ndryshime në propozim-ligjin për shërbim gjyqësor për të cilat nuk e ka informuar sindikatën. Pas shumë kërkesave sot kanë arritur të realizojnë bisedë në Ministrinë e Drejtësisë.

“Pas disa kërkesave të paraqitura për të na pranuar ministri i Drejtësisë dhe mosardhjes së ftesës për pjesëmarrje në debat, parashtruam kërkesë për tërheqje të këtij ligji. Sot ballafaqohemi me revoltë të madhe të të punësuarve për shkak të mosnjoftimit dhe fshehjes së ndryshimeve të reja në propozim-ligjin. Anëtarët kërkojnë protestë, ndërsa në si sindikatë jemi gjithmonë transparent që së bashku të ndërtojmë këtë shoqëri.”, - theksoi Goran Risteski nga Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore. (Florije Kamberi, TVM2)