Integrimet, Mickoski: Bllokojnë kushtet nga viti 2022

11.06.2026 17:35

Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të theksojë se kërkesat bullgare datojnë nga viti 2022 kur në pushtet ishte strukturë tjetër qeveritare, duke shtuar se në raport me Sofjen ekzistojnë vështrime të ndryshme ndaj figurave historike maqedonase, e që në njëjtën kohë, fqinji lindor i konsideron pjesë e historisë së vet. 

Njofton  qytetarët se në konstestin dypalësh nuk janë vetëm përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, por edhe Plani aksionar, puna e komisionit historik, protokolli i dytë, që sipas shefit të ekzekutivit, përfshin disa kërkesa që duhet t’i implementojë vendi ynë. Për procesin eurointegrues në përgjithësi, mbetet optimist nga bisedat me kancelarin gjerman Merc dhe presidentin francez Makron.

“Këto janë kërkesa nga viti 2022, nuk janë kërkesa të reja. Ajo që dikush mundohet të manipulojë qytetarët, opinionin, është temë tjetër. Këto kërkesa ne i kemi parë qysh në vitin 2022 dhe për këtë arsye kemi thënë se jemi kundër. Vetëm se pritëm 4 vite, të jem më preciz, tre vite që këto kërkesa t’i dëgjojë Evropa, bota dhe ata qytetarë që për fat të keq ishin viktimë e politikës manipuluese. Nuk kemi vështrim të njëjtë në çështjen identitare. Për ne Goce Dellçevi është identitet maqedonas. Për ata, jo. Për ata është pjesë e identietit bullgar. Për ne kryengritja e Ilindenit është pjesë e identitetit maqedonas, për ata, nuk është. Këto janë çështje thelbësore që për fat të keq janë aktuale që nga vitit 2022.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

LSDM: S’ka reforma, shteti nuk lëviz drejt BE-së

Ndërkohë opozita maqedonase me akuza të njohura ndaj VMRO-së për izolim të shtetit, mungesë të reformave dhe mosdrejtim të vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Kur nuk kanë çfarë të thonë për reformat dhe për Evropën, e vetmja gjë që u mbetet është të sulmojnë opozitën. Ne negociojmë me BE-në, e jo me Bullgarinë. Komisioni historik nuk ka asnjë lidhje me negociatat e anëtarësimit në BE dhe qytetarët tani e dinë këtë…Nuk ka reforma. Ka vetëm anketa të rreme. Afati i 1 qershorit ka kaluar prej kohësh, ndërsa Mickoski nuk përmend më asnjë afat. I vetmi ligj reformues që u përpoqën ta kalonin, Ligji për Këshillin Gjyqësor, Evropa e ktheu për ripunim. E gjithë kjo ndodhi pikërisht ashtu siç i paralajmëruam qytetarët prej muajsh: nuk ka Evropë me Mickoskin dhe bandën e tij të organizuar kriminale, VMRO-në. Nuk ka reforma, nuk ka drejtësi, nuk ka përgjegjësi. Ata nuk e duan BE-në, sepse atëherë dikush do të duhet të përgjigjet për krimin.”.

Por, nga VMRO-ja akuzojnë  Venko Filipçen se është shndërruar në një emisar të posaçëm bullgar, dhe është  gatshëm të shtyjë ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve, duke besuar se kështu do të arrijë në pushtet, duke shtuar se mbi 80% e qytetarëve të vendit mendojnë se ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar nuk janë një hap reformues drejt Bashkimit Evropian dhe se ky lëshim nuk duhet të bëhet pa parashikueshmëri të rrugës eurointegruese dhe pa garanci se kjo do të jetë kërkesa e fundit që Bullgaria do të ketë ndaj nesh, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)