Trampi shpalli fundin e luftës me Iranin

12.06.2026 13:28

Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar...

Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, që, sipas tij, do t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Gjatë një bisede telefonike me aleatët e tij politikë, Trampi tha se objektivi kryesor i politikës së tij të jashtme tashmë është realizuar dhe se lufta me Iranin praktikisht ka përfunduar.
 
“Nuk e di nëse e keni dëgjuar, por sot i dhamë fund luftës me Iranin.”, deklaroi Trampi. Ai theksoi se pala iraniane ka pranuar të mos zhvillojë apo posedojë armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si pikën kyçe të negociatave.
 
“Irani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore. Kjo ishte kërkesa jonë kryesore dhe arsyeja kryesore e gjithë procesit.”, u shpreh presidenti amerikan.
 
Trampi paralajmëroi se marrëveshja mund të formalizohet me një ceremoni zyrtare nënshkrimi në Evropë gjatë fundjavës, duke lënë të kuptohet se palët janë në fazën përfundimtare të negociatave. Megjithatë, autoritetet iraniane kanë reaguar me më shumë rezervë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi për mediat shtetërore se raportimet për një marrëveshje përfundimtare janë ende spekulative dhe se asgjë nuk është mbyllur zyrtarisht.