Sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, sonte festë dhe protestë njëkohësisht

12.06.2026 20:13

Duke nisur nga ora 18:00, Partia Socialiste....

Duke nisur nga ora 18:00, Partia Socialiste feston 35-vjetorin e krijimit, me një organizim në Sheshin “Italia” në Tiranë.

Në të njëjtën orë në Tiranë pritet protesta kundër projektit të Zvërnecit para kryeministrisë, për të vijuar më pas e marshimin e përnatshëm.

Për këto dy ngjarje, policia ka vendosur bllokimin e një sërë rrugës, në mënyrë që të mos shënohen incidente. Mbrëmë në Tiranë u shënua dita e 12-të e protestës kundër investimit në Zvërnec. Simbolika e re kishte të bënte më 5 karrige bosh, si mungesë e njerëzve që kanë emigruar.

“Jam këtu për të gjithë ata që u detyruan të ikin, për vëllain tim për të gjithë shokët e mi që për të pasur një punë duhet të punojnë për partinë dhe jo të shkolluar.”.

“Ju jeni klanet e Enverit, ikni të gjithë, zhdukuni sa më parë!”.

“Rama në burg Berisha në burg! Pse e kërkojmë burgun e këtyre dy personave. Nuk e kemi kujtesën aq të shkurtër sa të harrojmë 97-ën, ku u munduan të fusnin në luftë veriun me jugun. Por, sot ka ndryshuar mentaliteti, sot jemi bashkë.”.

Protestuesit e bënë të qartë se nuk pranojnë në gjirin e tyre asnjë parti dhe as nuk duan të krahasohen me tubimet e opozitës.

 “Jo me militant partish e njerëz të sjellë me autobusë, por me qytetarë.”.

Pas përfundimit të fjalimeve për afro dy orë, protestuesit nisën marshimin tradicional në rrugët kryesore të kryeqytetit, me qëllimin për të kërkuar sa më shumë mbështetje. (Luljeta Ndoka, TVM2)