Maqedoni

Parashikimi i motit

13.06.2026 11:15

Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 50 km/h.
 
Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 30 gradë.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët. Do të fryjë erë e përforcuar, ndërsa në pjesë të luginës herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior.