Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

13.06.2026 11:43

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.....

Më 12.06.2026, në ora 13:00, në autostradën A-2, unaza e Shkupit, ndërmjet nyjes Volkovë dhe nyjes Kondovë, në përputhje me miratimin e Ministrisë së Transportit, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit për shkak të sanimit të mureve mbajtëse.
 
Shiriti i komunikacionit për tejkalim është mbyllur, ndërsa komunikacioni zhvillohet nëpër shiritin e vozitjes dhe shiritin për ndalim të detyrueshëm. Është vendosur sinjalizim përkatës vertikal dhe horizontal i komunikacionit.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
 
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër pellgje, lugina lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.