Botë
Lufta SHBA-Izrael me Iranin, SHBA-Iran, afër marrëveshjes përfundimtare
13.06.2026 14:27
SHBA dhe Irani janë shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare për t'i dhënë fund konfliktit.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare për t'i dhënë fund konfliktit. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm iranian në Televizionin Shtetëror. Sipas numrit një të diplomacisë Iraniane, faza e pare do të përfshinë respektim të dyanshëm të sovranitetin, lehtësimin e sanksioneve, si dhe shumë çështje të tjera ekonomike, duke e përfshirë edhe hapjen e Ngushticës së Hormusit, si zëvendësim për bllokadën amerikane, kurse kushtet në lidhje me programin bërthamor të Iranit do të finalizohen brenda 60 ditëve nga arritja e marrëveshjes fillestare, apo më mirë thënë do të mbetët për fazën e dytë, kurse marrëveshja mund të nënshkruhet këtyre ditëve.
“Këto bisedime të cilat do të çojnë deri në përfundimin e konfliktit janë duke u zhvilluar në dy faza, faza e parë do të përfshinë një memorandum për mirëkuptim në mes Iranit dhe SHBA, ndërsa armët bërthamore, do të ngelin për fazën e dytë, e cila do të jetë më e vështira, dhe për të cilën janë paraparë 60 ditë mundësi diskutimi.”, u shpreh ministëri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi.
Pala Iraniane insiston se uranium i pastër do të mbetet në vendin e tyre, dhe i njëjti do të përpunohet vetëm në Iran. Ndërsa nga Uashingtoni zyrtarë thonë se përfitimet ekonomike për Iranin nuk do të jetë të menjëhershme, por të njëjtat do të nvaren nga plotësimi i përgjegjësive
“Pala Iraniane nuk do të përfitojë kurrfarë mjete financiare vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes. Nëse i plotësojnë obligimet të cilat dalin nga marrëveshja, vetëm atëherë mund të përfitojnë të mira ekonomike.”, u shpreh zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance.
Dje, Presidenti i SHBA-së Trump deklaroi gjithashtu se lufta ka mbaruar. Ndërsa këtë e konfirmoi edhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i cili theksoi se një "tekst përfundimtar dhe i dakorduar i marrëveshjes së paqes" është arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ai shtoi se Pakistani, i cili shërbeu si ndërmjetës gjatë bisedimeve midis dy palëve, tani po punon për "finalizimin e hapave të ardhshëm".
“Mund të konfirmojmë se është arritur një tekst përfundimtar dhe i dakorduar i marrëveshjes së paqes është arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Paqja në Botë asnjëherë nuk ka qenë më afër se tani.”, u shpreh kryeministri i Pakistanit, Shebaz Sharif.
Por në teren akoma tensione në mes të dyja palëve, ushtria amerikane njoftoi se ka goditur disa dronë Iranian në afërsi të Ngushticës së Hormusit, të cilat ishin drejtuar në drejtim të anijeve komerciale.
“Ushtria amerikane kanë goditur me sukses të gjitha dronët iranian, dhe ngushtica ndërkombëtare ekonomike mbetet e hapur për transit.”, thonë nga Komanda Qendrore e SHBA-së.
Derisa anijet e bllokuara presin që të mund të lundrojnë të lirë nëpër Ngushticën e Hormusit, Europa përshëndet përpjekjet diplomatike për gjetjen e një zgjidhje diplomatike.
“Në lindjen e afërt edhe ne e ndajmë të njëjtën vëmendje, për zgjidhjen e konflikteve përmes rrugës diplomatike, dhe fuqishëm besojmë se këto përpjekje së shpejti do të rezultojnë me nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare në mes SHBA dhe Iranit, e cila duhet të jetë e qëndrueshme sidomos në çështjen e armëve bërthamore, dhe raketave balistike, por edhe e cila do të përçon në rajon paqe dhe siguri, ndërsa nga ana tjetër do të mundëson edhe lirimin e Ngushticës së Hormusit.”, u shpreh presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Edhe pse është shpreh se përparim në procesin e dialogimit është arritur, akoma nga skeptikët qëndron dilema nëse të dyja palët do të arrijnë t’i tejkalojnë të gjitha çështjet e hapura.
FITIM KRYEZIU
