Maqedoni
Një javë me mot të ndryshueshëm, temperaturat minimale zbresin deri në 7˚c
13.06.2026 15:05
Mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme shiu, herë pas here mot me diell të dobët dhe erë....

Mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme shiu, herë pas here mot me diell të dobët dhe erë. Kështu pritet të jetë moti deri të premten e ardhshme. Meteorologët thonë se herë pas here do të ketë periudha me mot të ngrohtë dhe të ftohtë, me shi dhe diell, ndërsa temperaturat maksimale deri të enjten do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 20 gradë Celsius.
“Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit era do të forcohet nga drejtimi veriperëndimor, e cila herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 50 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 22 deri në 28 gradë. Në Shkup sot do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e fuqizuar, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 27 gradë. Ndërsa moti nesër në vend do të jetë me vranësira lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja nga 25 deri në 33 gradë. Në Shkup nesër do të ketë periudha me diell dhe erë të lehtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë.”, u shpreh sinoptikanja Marija Cvetkovska Atanasova.
Sinoptikanët parashikojnë se përmirësim i motit mund të pritet nga fundjava e ardhshme, kur pritet stabilizim gradual i kushteve atmosferike.
REXHEP QAMILI
