Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, qëndrimi i Athinës për Kosovën, i pandryshuar

13.06.2026 16:45

Kosova ishte një nga çështjet që tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek...

Kosova ishte një nga çështjet që tërhoqi vëmendjen gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, në Beograd, edhe pse në qendër të bisedimeve me autoritetet serbe ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. 
 
Gerapetritis Në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, shefi i diplomacisë greke deklaroi se qëndrimi i Athinës për statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar, duke ritheksuar mbështetjen e Greqisë për dialogun Beograd–Prishtinë nën ndërmjetësimin e BE-së si rruga për normalizimin e marrëdhënieve.
 
Gerapetritis nënvizoi gjithashtu se Greqia mbështet fuqishëm integrimin evropian të Serbisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar zgjerimin e BE si një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin në rajon.