Maqedoni

Parashikimi i motit

15.06.2026 11:17

Moti sot me diell dhe ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare lokale..

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, e cila vende-vende herë pas here do të përforcohet, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 27 deri në 34 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me pak vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.