Rajon
Shqipëri, protesta për të 15-ën ditë radhazi
15.06.2026 16:13
Me të njëjtin ritual, për të 15-të ditë radhazi vijoi edhe mbrëmë para kryeministrisë protesta e qytetarëve...

Me të njëjtin ritual, për të 15-të ditë radhazi vijoi edhe mbrëmë para kryeministrisë protesta e qytetarëve. Kur kishin kaluar vetëm pak minuta fjalime, pati një moment tensioni, me protagonistë disa të rinj të maskuar.
Teksa para Kryeministrisë mbahej protesta, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur i “Neomalësorja” përmes një postimi në rrjetet sociale deklaronte largimin nga grupi i partisë socialiste.
Protestuesit sërish një vëmendje të veçantë i kushtuan emigrimit dhe përfaqësuesve nga diaspora. Një i ri nuk e përjashtoi që protesta të përshkallëzojë në skenarë të tjerë.
Pas mbi dy orë fjalimesh protestuesit vijuan marshimin në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit. Për herë të parë, protesta devijoi në autostradën Tiranë-Durrës dhe pastaj drejt Aeroportit të Rinasit, duke shkaktuar trafik e vonesa fluturimesh.
Në rrjetet sociale u pa një pakënaqësi ndaj këtyre akteve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të vijojnë sërish me këtë skenar.
LULJETA NDOKA
