Botë
Protestat në Tiranë, protestuesit vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre
16.06.2026 12:02
Ka kaluar edhe protesta e 17-të me radhë e qytetareve në Tiranë...

Ka kaluar edhe protesta e 17-të me radhë e qytetareve në Tiranë. Protestuesit kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët te grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” dhe më pas ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pushtuan paqësisht rrugët e Tiranës. Edhe ditën e djeshme qytetarët kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës. Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike dhe ekonomike në vend.
Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, thirrja kryesore e protestuesve ka qenë “Rama jepe dorëheqjen”, e cila tashmë është kthyer në refren të çdo proteste, dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundi”.
