Botë
Rikonfirmohet marrëveshja ShBA-Iran
16.06.2026 12:21
Tramp mund të vendosë të publikojë përpara ditës së premte marrëveshjen paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin...

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, mund të vendosë të publikojë përpara ditës së premte marrëveshjen paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësi i tij, JD Vance, i cili tha se dokumenti është një memorandum mirëkuptimi prej rreth një faqe e gjysmë. Gjatë një takimi me presidentin francez Emanuel Makron në kuadër të samitit të G7 në Francë, ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”.
Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Trampi, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad Bagher Ghalibaf.
