Ekonomi
Ribalanci i Buxhetit së shpejti para deputetëve
17.06.2026 11:34
Mickoski pret që ribalanci i Buxhetit këtë javë të miratohet në mbledhje të Qeverisë...

Mickoski pret që ribalanci i Buxhetit këtë javë të miratohet në mbledhje të Qeverisë, pas së cilës do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim të mëtejshëm. Ministria e Financave tashmë ka nisur konsultimet dhe takimet për përgatitjen e tij.
Ministrja e Financave më herët njoftoi se ribalanci do të përgatitet në përputhje me kornizën fiskale afatmesme dhe prioritetet strategjike të Qeverisë, ndër të cilat janë financat publike stabile, konsolidimi fiskal, zhvillimi i infrastrukturës, tranzicioni energjetik dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve.
