Maqedoni

11 persona janë privuar nga liria në Shkup për shkak se u ishte gjetur drogë

17.06.2026 16:44

Më 16 dhe 17 qershor, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 11 persona..

Më 16 dhe 17 qershor, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 11 persona në lokacione të ndryshme në kryeqytet për posedim të lëndëve narkotike.
 
Siç njofton MPB, te personat e arrestuar janë gjetur dhe konfiskuar substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Në mesin e të arrestuarve ka persona nga Shkupi, Sopishta, Katllanova dhe Çellopeku i Tetovës.
 
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.