Maqedoni

Parashikimi i motit

18.06.2026 11:14

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar (40 km/h) nga drejtimi verior, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.