Rajon
Rama fton protestuesit në dialog
18.06.2026 17:31
Rama ka deklaruar se amendamenti i miratuar nga PE s’ka lidhje me Zvërnecin!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se amendamenti i miratuar nga Parlamenti Evroian s’ka lidhje me Zvërnecin! Rishikimi i ligjit për zonat e mbrojtura, është pjesë e agjendës së negociatave me BE-në ka thënë Rama.
Ai njëherit i ka ftuar protestuesit për dialog, pasi siç thotë Rama kauza e qytetarëve po keqpërdoret. Problem është se flamengot nuk pranojnë të dëgjojnë fakte, të dëgjojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Flamengot duhet të ndahen nga sorrat dhe korbat thotë Rama.
