Botë

Ukrainë, sulme me dronë në Moskë

18.06.2026 17:51

Ukraina ka kryer sulme me dronë në një nga zonat më të rëndësishme të Moskës...

Ukraina ka kryer sulme me dronë në një nga zonat më të rëndësishme të Moskës, duke e kthyer kryeqytetin rus në një skenë lufte. 
 
Për herë të dytë brenda kësaj jave, rafineria e naftës në Moskë është goditur nga dronë ukrainas, duke shkaktuar tymi të zi mbi qytet. Sipas autoriteteve ruse, sulmet me dronë kamikazë kishin si objektiv rafinerinë e naftës në kryeqytet, ku u raportuan disa shpërthime në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Si pasojë e situatës së sigurisë, autoritetet ndërprenë fluturimet civile, duke çuar në anulimin e rreth 500 fluturimeve në aeroportet kryesore të Moskës. 
 
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmin në platformën “X”, duke deklaruar se bëhet fjalë për një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse mbi qytetet ukrainase.  Zelensky, megjithate ka këmbëngulur se qëllimi i Ukrainës është t’i japë fund luftës së nisur nga Rusia.
 
“Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë. Të gjithë e dinë këtë, dhe edhe partnerët tanë e dinë”, tha Zelenski. 
 
Ndërsa zëdhënësit të Kremlinit, tha se veprime të tilla nuk ndihmojnë për një takim të mundshëm mes presidentëve Putin dhe Zelensky në kuadër të negociatave për paqe. 
 
Rafineria e naftës e cila është shënjestruar nga dronët ukrainas, është një nga më të mëdhatë në Rusi dhe furnizon rreth 40% të tregut të karburantit në Moskë.