Maqedoni
Regjim i posaçëm komunikacioni nesër në Shkup
19.06.2026 19:18
Më 20 qershor do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup...

Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup më 20 qershor (e shtunë) do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të mbajtjes së një ngjarjeje publike, e cila do të fillojë në ora 18:00.
Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të lëvizin nga Fontana Lotus në Parkun e Qytetit, duke vazhduar përgjatë bulevardit „Ilinden“, më pas nëpër rrugën „Franklin Roosevelt“, bulevardin „Aradhet Partizane“, rrugën „Vasil Glavinov“ dhe rrugën „Dimitrie Çupovski“, ndërsa ngjarja do të përfundojë në parkun „Gruaja Luftëtare“ në rrugën „11 Tetori“.
Nga SPB Shkup njoftojnë se do të ndërmerren masa për zhvillimin e sigurt dhe të papenguar të komunikacionit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’u përmbahen urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë përgjatë itinerarit ku do të zhvillohet ngjarja.
