Maqedoni

Masa për parandalimin e zjarreve

22.06.2026 11:29

Duke filluar nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje pa leje përkatëse...

Duke filluar nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje pa leje përkatëse, si masë për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror. Vendimi nga Qeveria është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësirat pyjore.
 
Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, thotë se institucionet janë të përgatitura dhe të organizuara për sezonin e zjarreve. Megjithatë, ai thekson se këto resurse mund të mos jenë të mjaftueshme në rast të zjarreve të mëdha. Të gjitha resurset që i posedojmë, duke filluar nga ato njerëzorë, por edhe automjete, aeroplanë dhe helikopterë do t’i kemi në dispozicion. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë dhe të raportojnë menjëherë çdo rast që mund të paraqesë rrezik për pyjet. Shkelësit e rregullave do të përballen me masa dhe sanksione sipas ligjit.