Rajon
Protestat vazhdojnë, Rama kritikon
24.06.2026 11:54
Në Tiranë u zhvillua protesta e 24-të kundër projektit të planifikuar në Zvërnec....

Në Tiranë u zhvillua protesta e 24-të kundër projektit të planifikuar në Zvërnec. Qytetarët para godinës se kryeministrisë kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës - Sali Berisha, ndryshimin e sistemit, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura.
Protestuesit vijuan thirrjet për “Shqipëri të re”. Ndërkohë kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në Facebook një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si një të panjohur bujar. Në video duket Rama teksa teksti i këngës ndër të tjera thekson se vendi është gjëja e parë që i shkon në mendje dhe se qytetarët nuk i shohin betejat në prapaskenë vetëm shkëlqimin në skenë. Postimi i qytetarit ndër të tjera përshkuan se përmes videos ka provuar të veshë këpucët e kryeministrit.
