Maqedoni

Në "Alo doktor" për një javë 1.436 thirrje

01.08.2016 09:31

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësor "Alo doktor" gjatë javës së kaluar (nga 25 korrik deri më 31 korrik) ka pasur 1.436 thirrje...

Shtëpia e Shëndetit Shkup njoftoi se nga 15 shtatori i vitit 2014, kur filloi të punojë linja telefonike, e deri më tani, ka pasur 105.773 thirrje.
 
Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme në çrregullimin e shëndetit.
 
Njëzetë e pesë mjekë janë qasës për këshillë mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.
 
Thirrjet janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, simptome kardiovaskulare, respiratore, kokëdhimbje, reagime alergjike dhe dhimbje simptomatike.
 
Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëdnetësore dhe terapi adekuate simptomatike./mia