Botë

Thirje e re për xhihad, ISIS: Putin na prit, do të të vijmë në shtëpi

01.08.2016 12:45

Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të sulmojnë shumë shpejt në Rusi...

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, një terrorist i cili shfaqet duke ngarë makinën i drejtohet Presidentit rus, Vladimir Putin, duke thënë se antarët e ISIS do të vijnë në Rusi dhe do të organizojnë sulme. 
 
“Dëgjo Putin, do vijmë në shtëpinë tënde për ti vrarë të gjithë. Vëllezër bëhuni gati për xhihad , luftoni kundër tyre dhe vritini”, shprehet nje terrorist. 
 
Ende nuk ka shumë detaje rreth videos, por ky kërcënim vjen vetëm pak kohë pasi përfaqësuesit e ushtrisë së amerikane dhe ruse kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në luftën kundër ekstremistëve të kësaj organizatë terroriste. Rusia e ka ndihmuar vazhdimisht qeverinë siriane për luftuar ISIS përmes operacioneve ajrore, ndaj kjo mund të jetë një prej arsyeve kryesore të kësaj thirrjeje.
 
Ndërkohë, në fjalën e tij, Presidenti Vladimir Putin ka bërë thirrje për të intensifikuar operacionet  që kanë si objektiv shkatërrimin e Shtetit Islamik.
 
Ai është shprehur se në bazë të përllogaritjeve që kanë bërë agjencitë inteligjente, ISIS ka afro 7.000 luftëtarë që vijnë nga Rusia ose nga vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik.
 
Mesazhet e përcjella nga rrjetet sociale po shihen gjithnjë e më tepër si një kërcënim nga vendet ndërkombëtare.
 
Autoritetet zbuluan se dy ekstremistët që sulmuan javën e shkuar në një kishë në veri të Francës, ishin radikalizuar nëpërmjet një site që menaxhohej nga Shteti Islamik. Vetëm pak kohë më parë, ISIS i kishte bërë thirrje mbështetëseve që të sulmonin në kisha.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU