Maqedoni
Ministri Kuqi takon ambasadorin e sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe
01.08.2016 15:15
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuqi realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Maqedonisë rezident në Romë, Sager Nasser Alraisi...

Në takim Ministri Kuqi theksoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, në pajtueshmëri me marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit të cilat paraqesin bazë për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve në interes të të dyja vendeve.
Ambasadori Alraisi shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, sidomos në këmbimin tregtar, bashkëpunim shkencor dhe teknologjik, si dhe bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe turizmit, ndërsa ministri Kuqi njoftoi për kushtet e investimeve në Maqedoni dhe një pjesë të projekteve që do të mund të jenë tërheqëse për biznesmenët arabë.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për takimin dhe besimin reciprok dhe se në periudhën e ardhshme do të gjejn mënyra të reja për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
