Shënohet përvjetori i kryengritjes së Ilindenit, Ivanov fton në unitet për interesa shtetërore

02.08.2016 15:41

Presidenti Gjorgje Ivanov fton partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës....

Presidenti Gjorgje Ivanov fton partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës dhe aneksit të marrëveshjes së dakorduar pak ditë më parë që t’i zbatojnë ato, në përpikmëri, duke vënë në plan të parë interesat shtetërore.

Ai ftoi subjektet politike që dialogun politik ta bëjnë në institucione dhe jo në ambasada të huaja. 

”Ju ftoj të sakrifikojmë interesat personale për interesa të përgjithëshme, interesat e ngushta partiake për interesa shtetërore. Të ndërtojmë kulturë për dialog dhe kompromis, por edhe ndjenjën e unitet rreth interesave shtetërore. Ju ftoj që dialogun ta bëjmë në institucionet demokratike dhe jo në ambasadat e huaja. Mbështetjen ta kërkojmë nga qytetarët dhe jo nga faktori ndërkombëtar.” – tha kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov.

Nga zbatimi i plotë dhe drejtë i kësaj Marrëveshje varet e ardhmja e Maqedonisë, potencoi presidenti Ivanov. Zbatimi i marrëveshjes në germë dhe në frymë është pjesa më e vështirë, e cila duhet të sigurojë zgjedhje, të cilat do të pranohen nga të gjitha subjketet politike.

“Tani vjen pjesa më e vështirë, të zbatohet ajo që është dakorduar dhe të mbahet fjala. Pikërisht tani është koha për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi nga e cila varet jo vetëm zgjidhja e krizës por edhe e ardhmja e Maqedonisë. I ftoj partitë politike që të vetëpërmbahen nga mosnjohja e vullnetit të qytetarëve atëherë kur do të humbin zgjedhjet por, edhe nga injorimi i atyre që mendojnë ndyshe kur do të fitojnë zgjedhjet.”   - deklaroi kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov.

Veç subjekteve politike, Ivanov ftoi edhe mediat që të mos përhapin frikë dhe panik, ndërsa sektorin civil, të mos demonizojë atë me të cilin nuk pajtohet. Në fjalimin e tij, për përvjetorin e kryengritjes së Ilindenit, Ivanov ftoi faktorin ndërkombëtar që të çbllokojë perspektivën euroatlantike të Maqedonisë.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim do të ndihmojnë në ndërtimin e kulturës politike dhe asaj të kompromisit në Maqedoni.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)