Botë

Stuhia Erl u shndërrua në uragan dhe u orientua drejt Belizesë dhe Meksikës jugore

04.08.2016 09:42

Stuhia tropikale Erl mbi Detin e Karaibeve e arriti fuqinë e uraganit nga shkalla e parë, duke iu afruar bregdetit të Belizesë...

Stuhia tropikale Erl mbi Detin e Karaibeve e arriti fuqinë e uraganit nga shkalla e parë, duke iu afruar bregdetit të Belizesë, njoftoi Qendra kombëtare për mbikëqyrje të uraganëve në Majami.
 
Sipas të dhënave të qendrës, shpejtësia e erës me shpejtësi uragani ka arritur 120 kilometra në orë.
 
Për momentin epiqendra është në 240 kilometra nga bregu i Belizesë.
 
Në Belize dhe në gadishullin meksikan Jukatan autoritetet shpallën shkallë të rritur të gatishmërisë dhe masa për siguri për shkak të afrimit të uraganit./mia