Botë

Mbijetuan të gjithë udhëtarët nga aeroplani i djegur në Dubai, humbi jetën një zjarrfikës

04.08.2016 10:03

Të gjithë 300 persona, udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, mbijetuan dje pasi u dogj aeroplani "Boing-777" i kompanisë ajrore "Flaj Emirejts"...

Personat në mënyrë frenetike janë nxjerrë nga aeroplani i djegur, para se flaka ta kapë gjithë fluturaken.
 
"Jetën e ka humbur njëri nga zjarrfikësit të cilët morën pjesë në aksionin e shpëtimit, ndërsa dhjetë persona janë hospitalizuar", njoftoi kryetari i kompanisë ajrore Ahmed bin Saed al Maktum.
 
Ky është incidenti më serioz në historinë e kompanisë ajrore, e cila konsiderohet për një nga udhëheqëset në 30 vitet e fundit.
 
Dje, aeroplani "Boing 777", i fluturimit EK521 nga Tiruvanantapuram në Indi deri në Dubai, duhej të ateronte në orën 12:50 sipas kohës lokale, ndërsa aksidenti ka ndodhur në orën 12:45.
 
Përfaqësues të kompanisë ajrore ende nuk mund të njoftojnë për arsyet për incidentin, edhe pse përjashtojnë "çfarëdo lloj problemesh të lidhura me sigurinë".
 
Kompania paralajmëroi bashkëpunim të plotë me autoritetet për qartësim të incidentit./mia