Maqedoni

Disa komuna dhe fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

04.08.2016 14:01

Konsumatorët e energjisë elektrike në rrugën "Frederik Shopen" në komunën e Kisela Vodës nesër prej orës 08:30 deri në roën 10:00...

Konsumatorët e energjisë elektrike në rrugën "Frederik Shopen" në komunën e Kisela Vodës nesër prej orës 08:30 deri në roën 10:00 do të mbesin pa energji elektrike. Prej orës 09:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve në bulevardin "Boris Trajkovski" në afërsi të Çeshma, në Kisela Vodë.
 
Në periudhën prej orës 10.00 deri në orën 13:30 pa energji elektrike do të mbeten edhe shfrytëzuesit nga rruga "Todor Çangov" në komunën e Aerodromit, nën rrugët "45" dhe "48" nga ora 08:20 deri në orën 09:20 një pjesë nga fshati Bërnjarci, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 14:00 konsumatorët nga rrugët "Bansko" dhe "Rilski Kongres" në komunën e Kisela Vodës.
 
Prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Volkovë rrugët "20", "35" dhe "37" , manastiri 40 martirët në Nikishtan, një pjesë nga shfrytëzuesit nga fshati Orman, si dhe objektet mbi bazën e asfaltuar dhe betonit të SHA Granit, prej orës 09:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit nga rruga "Ivan Mulitinoviq" nr. 21 në komunën Qendër.
 
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen me furnizim me energji elektrike është kryerja e intervenimeve teknike në rrjetin përçues nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni./mia