Shkrimatrja Meri Mezini promovoi në Dibër krijimtarinë e saj
Në organizim të Klubit letrar “Art-Kult 57” dhe “shoqata e invalidëve civil te luftes”...

Në organizim të Klubit letrar “Art-Kult 57” dhe “shoqata e invalidëve civil te luftes” , në Qendrën për Kulturë në Dibër Para dashamirësve të fjalës së shkruar u përurua romani “dashuritë e humbura të një gruaje” e autores Meri Mezini.
Për atributet e autores së veprës meri Mezini, Radaktorja Enina Sinani vlerësoi lartë humanizmin e saj të paraqitur në roman.
Romani “Dashuritë e humbura të një gruaje” ka në thelb luftën e pashembullt që kanë bërë femrat shqiptare kundër mentalitetit të mbrapsht në vitet e para të demokracisë. Personazhi kryesor Maria është shoqëruar me shumë trauma dhe vështirësi, e cila arrin të kriojë identitetin e saj në një shoqëri maskuliste ku askush nuk të lejon të jesh vetvetja.
Është ky romani i parë i Përmetares që jeton e vepron në Tiranë Meri Mezini, e cila shprehet se: “Nje burre kur humb gruan gjen nje tjeter, kurse nje grua kur humb burrin shndërohet ne Amazone”. (Atli Dema, TVM2)
