Maqedoni
Komunikacioni pa ndalesa, rritet intensiteti jashtë mjediseve urbane
05.08.2016 09:14
Komunikacioni në të gjitha rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të thata, me intensitet të rritur jashtë mjediseve urbane...

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Për shkak të temperaturave të larta rekomandojnë udhëtime në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes.
Bëni pushime të shpeshta dhe konsumoni më shumë pije joalkoolike.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi./mia
