Maqedoni

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Gjorçe Petrovit dhe të Ilindenit

05.08.2016 12:00

Pa energji elektrike nesër prej orës 6:30 deri në orën 7:30 do të jenë përdoruesit e fshatit Nikishtani...

Pa energji elektrike nesër prej orës 6:30 deri në orën 7:30 do të jenë përdoruesit e fshatit Nikishtani, ish-depo e policisë afër rrugës së Kaçanikut, një pjesë e fshatit Vollkovë, rruga "Sharplaninska", ndarjet e Lepenecit, fshati Orman, lagjja e shtëpive të uikendit Vrtanica, stacioni i benzinës Diesel, objektet afër urës hekurudhore të lumit Lepenec, një pjesë nga fshati Novosellë dhe bazat e asfaltit dhe të betonit në rrugën e Kaçanikut në komunën e Gjorçe Petrovit.
 
Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas marrjes së njoftimit nga EVN Maqedoni SHA kumtoi se ndërprerja e energjisë elektrike është për shkak të aktiviteteve teknike në rrjet.
 
Në periudhën prej orës 6:30 deri në orën 11:00 nesër pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e fshatrave Buçinci, Mërshevci, Tekia, Grushina, Bujkovci dhe një pjesë e fshatit Miladinovci në Komunën e Ilindenit./mia