Botë

Obama: ISIS është dobësuar, por ende përbën kërcënim

05.08.2016 12:27

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se janë shënuar suksese në luftën ndaj Shtetit Islamik në Irak dhe Siri...

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se janë shënuar suksese në luftën ndaj Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, por paralajmëroi se ky grup paraqet ende kërcënim.
 
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ndërsa xhihadistët po humbasin terren, e e kanë kthyer vëmendjen tek sulmet jashtë territoreve të tyre.
 
“Jam i kënaqur me progresin që është arritur në terren në Irak dhe Siri, por ne ende jemi larg çlirimit të Mosulit dhe Raqës, dy qytete që mbahen nën kontroll nga IS-i. Ata e kanë vërejtur se çfarë vëmendje fitojnë kur kryhen sulme të tilla më të vogla duke përdorur armë apo pushkë Mundësia që sulmues të vetmuar apo grupe të vogla të kryejnë sulme që do vrasin njerëz është reale Rrjetet e IS-it janë më aktive në Evropë se sa që janë në SHBA, por ehtë e mundshme që edhe në Amerikë të ketë rrjete që mund të aktivizohen”, shprehet presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
 
Lideri amerikan tha se Shteti Islamik nuk ka kryer një ofensivë të suksesshme në Irak apo Siri prej më shumë se një viti dhe kjo tregon qartë reduktimin e aftësive të xhihadistëve.
 
Por, ai tha se ISIS-i ka ndërmarrë sulme të shumta në Irak, Francë, Gjermani, Belgjikë apo Bangladesh dhe është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të mos i dorëzohet frikës.  
 
Obama tha se ISIS-i nuk ka asnjë mundësi të mposhtë SHBA-në apo NATO-n dhe e vetmja mënyrë që të triumfojë është që SHBA-ja të marrë vendime të gabuara si vrasja e civilëve në zona lufte apo përdorimi i testeve fetare për të vendosur se kush mund të hyjë në vend.
 
GAZMEND KURTISHI