Botë

Dramë në Rio de Zhaneiro, zv/ konsulli rus vret një grabitës

05.08.2016 12:41

Vigjilja e Lojrave Olimpike është trazuar pasi zëvendëskonsulli i Rusisë në Rio, Marcos Cesar Feres Braga, vrau një grabitës...

Vigjilja e Lojrave Olimpike është trazuar pasi  zëvendëskonsulli i Rusisë në Rio, Marcos Cesar Feres Braga, vrau një grabitës në një zonë që shtrihet mes Parkut dhe fshatit olimpik. 
 
Diplomati 60-vjecar, u sulmua nga 2 njerëz të armatosur mbi një motor, ndërkohë që po udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij.
 
Dy grabitësit duke përfituar nga trafiku i rënduar, i janë afruan automjetit në anësore dhe pas një debati të ashpër me drejtuesin makinës kanë thyer xhamin duke e kërcënuar me pistolete diplomatin, por ky i fundit u ka rrëmbyer armën dhe nga përleshja ka vrarë njërin prej tyre. 
 
Kjo është hera e parë që pas ngjarjes dramatike të Olimpiadës së vitit 1972, që një ngjarje kaq e rëndë ndodh pranë zonës olimpike.
 
Trupi i pajetë i grabitësit ka qëndruar për një kohë të gjatë në asfalt, derisa u dërgua në morg nga forcat e rendit. 
 
Vetëm pak caste para se të ndodhte ngjarja, në atë pjesë të Rios kishte kaluar pishtari olimpik, në ditën e parafundit të një udhëtimi të gjatë, i mbajtur nga një grup ciklistësh që po bënin stërvitje.