Maqedoni

Kadastra thjeshtëzon procedurën për pagesa

05.08.2016 15:16

Me vendosjen e POS terminaleve te të gjithë shfrytëzuesit buxhetor Agjencia për Kadastër të Patundshmërive...

Me vendosjen e POS terminaleve te të gjithë shfrytëzuesit buxhetor Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, e thjeshtëson procedurën për dorëzim të kërkesës dhe pagesës së kompensimit.
 
Implementimi i terminaleve POS filloi si pilot proekt në komunën Aerodrom, gjatë këtij muaji vazhdon në të gjithë komunat e Shkupit, ndërsa nga 1 shtatori do të përfshihen të gjithë komunat në Maqedoni.
 
Të gjithë shfrytëzuesit të cilët kanë llogari në bankat afariste siç janë avokatët, noterët apo vlerësuesit, tanimë kanë kartela pagesore dhe e shfrytëzojnë terminalin virtual POS për pagesën e shërbimeve ndaj Kadastrës. 
 
“Risi qëndron në atë se Agjencioni për Kadastër dhe Patundshmëri ofron POS terminalin deri tek të gjithë përdoruesit buxhetor dhe qytetarë të cilët deri më tani është dashur të shkojnë në komunë për të pyetur se sa duhet për ta paguar tarifën për të mundur të paraqes kërkesë dhe më pas të shkojë në bankë të paguaj tarifën së bashku me provizionin bankar dhe më pas të kthehet në komunë për të vërtetuar pagesën me fletpagesë , tanimë ky process nuk egziston, tani më investuesi vjen dhe në mënyr elektronike i bën të gjitha pagesat dhe paraqitjen e kërkesës”, shprehet drejtor i agjencionit për kadastër dhe patundshmëri Sllavce Trpeski.
 
Deri në mbyllje të muajit gusht në formë elektronike janë paraqitur 1.104.599 kërkesa, ndërsa agjencioni për kadastër të patundshmërive në gusht të këtij muaji 58 përqind  nga të gjitha kërkesat gjegjësisht 43 150 nga të gjitha 73 837 i mori në formë elektronike.
 
GAZMEND REXHEPI