Maqedoni
Mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite shi lokal
06.08.2016 12:06
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare...

Pasdite dhe gjatë natës në pjesët perëndimore me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura do të lëvizë prej 27 deri 38 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite edhe gjatë natës në pjesët perëndimore reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar.
Temperatura do të arrijë deri 37 gradë.
Prej nesër pasdite deri të hënën do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht në pjesët perëndimore. Jostabilitet më të theksuar pritet të dielën. Të martën ende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale, ndërsa stabilizim të caktuar të motit do të ketë nga e mërkura. Nga e diela pritet ulje e temperaturës së ajrit./Mia
