Botë
Francë - Zjarr në një lokal me të rinj, 13 të vdekur dhe 6 të plagosur
06.08.2016 12:47
Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një zjarri të madh që shpërtheu në Rouen, të Francës...

Zjarri ka rënë një një lokal ku po festohej një ditëlindje dhe viktimat janë të moshës 18-25 vjeç. Sipas autoriteteve ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale.
Zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin. Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërriten rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen.
Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në Sallën e Policisë Rouen të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin. Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, tha në një deklaratë: “Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.”
Por disa mediat thonë se një burim i siguruara nga hetimet thotë se qirinjtë e tortës së ditëlindjes mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.
