Maqedoni

Zaev: Në vend të statujave, të ndërtojmë ardhmërinë

06.08.2016 15:44

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev akuzon pushtetin ekzekutiv se Ohrit I ka sjellë vetëm premtime të zbrazta...

Ohri nga viti 2003 funksionon me llogari të bllokuar. Shteti patjetër të ndihmojë me transferim të 15 deri 20 milionë euro drejtpërdrejt nga buxheti qendror që të zgjidhen borxhet që të funksionojë qyteti, tha Zaev para qytetarëve.
 
Ai theksoi se politikanët munden të diskutojnë dhe grinden , por Ohri paraqet pasuri të të gjithë qytetarëve në vend, dhe prej atje për të patjetër të ofrohen zgjidhje cilësore dhe të qëndrueshme.
 
“Ohri ësgtë pasurija jonë dhe të gjithë duhet ti gëzohemi e të krenohemi me të. Në periudhën që vjen, të hollat do ti drejtojmë në vendin e duhur. Në vend të statujave të bronzit, në vend që çdo vit të vidhen nga 400 milionë euro, do të zgjidhen problemet kapitale të qytetarëve. Ju thëras të gjithëve të bashkohemi e të ndohmojmë që më në fund Maqedonia të lirohet nga ky regjim, mjaft ishim të përcarë, erdhi koha për të folur për të ardhmen , për të rinjtë. Nëse nuk e ndalim këtë valë migrimi që ka kapluar vendin, do ta humbim atdheun tonë”, tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.
 
Zaev premtoi se të gjitha projektet e filluara për Ohrin që janë pozitive do të vazhdohen, por të njëjtat do të intesifikohen, që qyteti të mos bllokohet për çfarëdo qoftë ndërhyrjesh ndërtimore në kulmin e sezonit turistik.
 
MIGENA GORENCA