Maqedoni

Personat me nevoja të posaçme, ndahen pajisje ndihmëse edhe në Tetovë

06.08.2016 17:06

Për të dytën herë në Spitalin Klinik në Tetovë, Shoqata “Selam” nga Gjermania në bashkëpunim me shoqatën Kalliri i Mirësisë kanë ndarë mjete dhe pajisje për personat me nevoja të veçanta...

Ky aksion ka si qëllim të ndihmojë çdo person me nevoja të veçanta.
 
“Me këtë projekt ne synojmë sadopak ta zbusim gjendjen e personave me nevoja të veçanta, duke marrë parasysh peripecitë e tyre me të cilët ballafaqohen  gjatë jetës së përditshme. Njëherit ky aksion, filloi me shpërndarjen e mjeteve për persona me nevoja të veçanta në Shkup, sot vazhdoi në Tetovë, kurse nesër vazhdon edhe në Kërçovë. Është një numër I konsiderueshëm që organizata Selam e ka dhuruar në bashkëpunim me organizatën tonë”, tha Abedin Arifi, nga OH “Kalliri i Mirësisë”.
 
“Këtë organizatë e kemi themeluar nga viti 2004, dhe prej atëherë veprojmë në këtë fushë me i pajis personat me nevoja të veçanta me mjete e nevojshme, sidomos personat me nevojë te veçantë  janë edhe kanë nevojë edhe si ndihmë financiare”, tha Idris Aliu, nga shoqata “Selam”.
 
Ndërkohë nga Spitali Klinik i Tetovës e kanë mirëpritur këtë aksion
 
“Ju faleminderit gjithë organizatorëve, Shoqatës Selam, shoqatës Kalliri i Mirësisë, dhe ShVL–UÇK që ndihmuan në këtë ditë, për persona me nevojë të veçantë”, tha Ferhan Talha, nga spitali klinik i Tetovës.
 
Këtë aksion Shoqata Selam dhe Kalliri i Mirësisë, e kanë filluar me ndarjen e pajisjeve për personat me nevojë të veçanta nga qyteti i Shkupit, sot përfunduan në Tetovë dhe nesër pritët që edhe në qytetin e Kërçovës.
 
VISAR SADIKI