Maqedoni

Rreshje edhe në Tetovë dhe Pollog, pushteti lokal, jemi afër banërëve

08.08.2016 16:23

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe natën e kaluare në qytetin e Tetovës dhe Malësinë e Sharrit...

Por kryetarja e Tetovës Teuta Arifi thot se gjendja në Tetovë është stabile, dhe se po punohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, sidomos në rrugën Shipkovic –Brodec, e cila tani është e kalueshme.
 
Arrifi tha se ekipe të pushtetit lokal do të angazhohen me gjitha forcat në vendet kritike për tu dalë në ndihmë banorëve.
 
“Kryesisht këtu  gjendjen e kemi stabile, në Reçic të madhe , punohet dhe kujdestaria me makineri do të vazhdoj të qëndroj , për shkak të parashikimeve të motit që I kemi deri në ditën e Enjte. Ndërkohë edhe rruga Shipkovic- Brodec d.m.th. është e kalueshme dhe atje punohet dhe atje nuk do të bëjmë lëvizje të makinerinë s ,dhe pjesën mbi Shipkovic ku gjendja është kritike do të qëndrojmë në punë. Mbrëmë gjatë tërë natës kemi pasur kujdestari dhe kemi përcjell situatën me reshjet në qytet dhe momentalisht tendenca jonë është që të mbajë situate stabile dhe të gjendemi në ndihmë qyteti të Shkupit”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
 
Reshje të shiut këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme edhe në komuna tjera ruralë, ku ujë I vërshimeve ka kapluar disa shtëpi të fshatit Cellopek, banorët shprehen se komuna e Bervenicës duhet të ketë një projekt për preventivë eventuale gjatë vërshimeve.
 
“Kemi pasur dëme, dhe këto janë edhe gabimet tona, se ne njëri tjetrit ja lëshojmë ujin duke mbyllur oborrin tim I bëjë dëme tjetrit por duhet të merren disa masa. Komuna duhet të jetë më aktive ty shikoj rrugët se ku funksionojnë ku duhet të bëhet ndonjë kanal ndonjë mundësi ka”, tha një banor.
 
Përndryshe , nga komuna e Bervenicës janë shprehur se situate është nën kontroll edhe përkundër dëmeve të shkaktuar nëpër disa shtëpi, por sipas kryetarit të komunës së Bervenicës Enver Pajazit fajtorë janë disa banorë të pa ndërgjegjshëm që hedhin mbeturina dhe bllokojnë kanalizimet.
 
“Ne kemi vetëm dëme material, ekipet e komunës së bashku edhe unë kamë qenë deri në orët e mëngjesit në pikatë më kritike që dihet ku mundë të ndodhin vërshimet më të mëdhaja, kemi intervenuar, me makineri . Unë bëjë një apel publik tek qytetarët ajo që është e vërtet që ka pasur shi, të rëmbyeshëm por prapë është edhe faktori njeri për këto vërshime, sepse hudhin mbeturina nëpër kanale”, tha Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Bervenicës.
 
Sipas meteorologëve reshje do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim  , ndërkohë komuna e Tetovës dhe komunat tjera ku ka vërshime në pjesën e Pollogut bëjnë apel tek banorët mos të lëvizin pa nevojë gjatë të reshurave të shiut.
 
VISAR SADIKI