Maqedoni

Gërçev: Sistemi atmosferik ndihmoi katastrofën

08.08.2016 17:30

Katastrofa natyrore me përmasa shkatëruese dhe fatale u ndihmua edhe nga sisitemi jo adekuat dhe I bllokuar atmosferik i kanalizmit në qarkoren e Stajkovcës...

Profesori univeristar I arkitekturës Mirosllav Gërçev spjegon se ai sistem është I kapaciteteve të ulta për të përcjelljë deri në 93 litra ujë në metër katrorë siç ndodhi parmbrëmë.
 
Gërçev gjithashtu thotë se I njëjti sistem nuk është mirëmbajtur nga autoritetet e qytetit.
 
“Kur ju keni një sistem i cili është I bllokuar, I lënë pas dore dhe gjitha rreshjet e shiut sjellin me vete tokë, pluhur dhe mbeturina më të mëdha dhe i gjith ky material shtresohet në pusetat të cilat pasi të mbushen atëherë mbushin edhe gypat. Do të shihni se ky sistem në disa vende është 100% I bllokuar, në disa vende 95, por edhe 80%. Nuk do të gjeni asnjë pjesë të sistemit të kanalizmit i cili përcjell ujërat me kapacitet mbi 50%”, shprehet profesor i arkitekturës Mirosllav Gërçev.
 
Gjatë ndërtimit të qarkores së Stajkovcit profesorë të fakultetit të ndërtimtarisë thonë se kanë kërkuar që me ndërtimin e kësaj qarkore, ujrat atmosferik të mos derdhen mbi ose nën qarkoren por të krijohet sistem që do ti dërdhte ato në lumin Vardar.
 
Nga qyteti I Shkupit heshtje për të zbardhur këto pretendime të ekspertëve të ndërtimtarisë.
 
Profesori Gërçev përpos sistemit joadekuat atmosferik, thotë se e keqja u ndihmua edhe nga pyjet lakuriqe në këtë zonë.
 
“Sa më pak pyje që keni aq më I madh është vërshimi, pasiqë pyjet mbajnë jo vetëm tokën por edhe ujin. Ashtuqë kur bie shi në tokë lakuriqe, atëherë uji depërton thellësitë, fuqizohet gjatë rënies dhe bën dëme dhe merr jetë njerëzish dhe shkatëron vendbanime. Dmth prerja e drunjëve përreth qyteteve jo vetëm që shkatëron atë tokë për shumë vite por rrit rrezikun për të jetuar në ato zona pasiqë çdo shi shëndrohet në katastrofal dhe destruktiv”, shprehet profesor i arkitekturës Mirosllav Gërçev.
 
Arkitekti Gërçev thotë se do të duhet ti thuhet stop shkatërimit të pyjeve që tani ka shkuar në dhjetra mijëra hektarë. Esencialja për ti bërë ballë përmbyjteve katastrofale mbetet revitalizimi i infrastrukturës komunale.
 
MERAL ISMAILI