Pushteti dhe opozita në Hasanbeg, premtojnë ndihmë për qytetarët

08.08.2016 17:58

Kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev thot se organizimi nga ana e qeverisë....

Kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev thot se organizimi nga ana e qeverisë për tu dalur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura po jep efekt dhe se për çdo rajon të përfshirë nga vërshimet ka një kordinator se si do të menaxhohet situata.

Ai gjithashtu premtoi se Qeveria do ti mbuloj demet material, por fillimisht duhe te verifikohet demi dhe me pas qeveria ta pranoj dhe te leshoj mjetet financiare.

“Me rendesi eshte që kemi kordinator nga qeveria te cilet jane ministra te cilet do te jene ne vendngjarje me qka do te udheheqin se si dot shperndahen resurset. Sho që nga dje oraganizimi ka efekt dhe se institucione te ndryshme qe kane kapacitet që të sjellin ushqim janë në gjendje të gatshme të ndihmojnë” – tha kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev.

Edhe numri dy i ministries së punëve të brendëshme Agim Nuhiu ishte sot në Hasanbeg, me çrast shprehu gatishmëri për tu dalur në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

“Unë jam  këtu me bashkëpuntorët e mi për të shprehur gatishmërin tonë për të bashkërendituar aktivitete pas ndodhisë që ndodhi këtu në lagjen e Shkupit. Kabineti im ka përcaktuar persona të cilët do të jenë në kontakt të vazhdueshëm që të mundë të ofrojnë qytetarëve të kësaj lagje ndihma të aspktit administrative këshillave dhe asistencë tjetër” - deklaroi zv.ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu.

Lideri i LSDMS-së Zoran Zaev solli ndihmën e komunës që drejton ai dhe komunave tjera që drejtohen nga opozita.

Ai gjatë vizitës së tij në Hasanbeg potencoi se nuk është koha për të kritikuar e as ditë për cështje të tjera dhe fotografi por është koha për tu solidariuar me banorët e këtyre lagjeve dhe për të ndihmuar këto banor në cilën do qoftë mënyrë.

“Institucionet komunale të Kumanovës, Strumicës dhe Qendrës i vendosën resurset e veta tërësisht në disponim të shtabit shtetëror, shtabit të Qytetit të Shkupit dhe shtabit të komunës së Gazi Babës, në funksion të ndihmës së koordinuar dhe të organizuar. Të gjitha aktivitetet tona nga LSDM-ja që janë këtu, me vegla për të ndihmuar do të dërgohen sot në dy grupe, në Hasanbeg dhe në Stajkovc. Vazhdojmë nesër në Bulaçani, Creshevo dhe në vende të tjera. Erdhëm me disa automjete speciale për nxjerrjen e ujit dhe me ujëra teknike nga stacionet e zjarrfikësve, këto janë dhjetëra automjete” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në vendngjarje sot ishte edhe lideri i VMRO-së Nikolla  Gruevski kryetari I qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe funksioanrë tjerë.Ata me këtë rast premtuan se do të ndihmojnë qytetarët në të gjitha mënyrat, duke vënë si prioritet largimin e ujit nga shtëpitë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)