Maqedoni

Ndihma për rajonet e vërshuara; OH: Hasanbegasve u mungon gjithçka

08.08.2016 18:21

Ndihmat e ofruara nga OH, Kryqi i Kuq, lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonis dhe qytetarëve nëpër rajonet e përbytura nga vërshimet...

Ndihmat e ofruara nga OH, Kryqi i Kuq, lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonis dhe qytetarëve nëpër rajonet e përbytura nga vërshimet kanë vazhduar edhe sot, me shpërndarjen e pakove ushqimore, ujit dhe ndimjave të tjera. 
 
“Në kuadër të Odës është hapur pikë e veçantë ku qytetarët dhe kompanitë mund t'i dorëzojnë produktet e nevojshme të cilat në bashkëpunim me autoritetet lokale dorëzohen në rajonin e goditur. Në pajtim me nevojat e qytetarëve të goditur nga moti i ligë, produktet më të nevojshme janë ushqimi i konservuar, ushqimi për foshnja dhe pelena, ujë për pirje, mjete higjienike, mjete për dezinfektim”, shprehet kryetari i LOEM. 
 
“Fillimisht nevoja është e madhe për pije, për ushqim dhe mjete higjenike, pastaj vazhdohet ajo faza tjetër me dyshekë qebe e kështu me rradhe.Ne kemi formu në nivel të Hasanbegut 4,5 shtabe popullata nuk ka nevojë të drejtohen vetëm të një shtab”, shprehet organizatori i shpërndarjes së ndihmave Ali Sadiku. 
 
“Sot kemi derguar 4 kombe me ndihma të ndryshme me ujë të pishëm, qebe, buk, mjete për dezinfektim dhe pastrim. Padyshim se situate atje është alarmante dhe popullata është mjaft e dëmtuar, e cila duhet të ja fillojë nga zeroja, sepse të gjithë atë që e kanë ndërtuar për dekata, vite të tëra ka humbur, kjo situate I ka bërë ata të humbin shpresat por padyshim se duke pasur parasysh vlerat e larta të popullit tonë dhe solidaritetitn që kanë. Bashkarisht shpresojmë tua këthejmë lumturinë”, shprehet kryetari i O.H. “Kalliri i Mirsisë”, Rifat Sherifi.
 
Rifat Sherifni nga OH “Kalliri I Mirësis”, aplelon të gjithë afaristët, donatorët që të kordinohen dhe të bashkpunojnë më të gjitha OH, për arsye se ato janë vazhdimisht në tërren dhe të informuar më atë se cfar duhet të donohet dhe cfar jo. Që të mos mbesin ushiqimet dhe në anën tjetër të mungojnë gjëra të cilat u nevoiten banorëve të këtyrë rajoneve.
 
“Banorët e Hasanbegut kanë nevojë për gjithcka, prej në lugë deri në veshmbathje dhe për ushqim nuk bëhët fjale”..
 
“Në lagjen Kamenik sna bjen kurrkush, ska as buk, as tomël, fëmijë të vogël kemi. Kam ardhë deri këtu të marr. Thojnë do bimë atje në kamenik nuk kanë pru. Unë morra vetëm dy goja buk”…
 
Kojshis kam ardhë ti ndihmoj, banorët e Hasanbegut kanë nevojë për gjithcka. Dy natë poa gjumë jam sot në 8 ora pak kam fjet”...
 
Kam mardhë të marr buk, ka vetëm buk ,kemi nevoj për dysheka por ma tepër kemi nevojë për uj edhe buk”, shprehen qytetarët.
 
Organizatorët e ndihmave shprehen se shumë persona keqpërdorin këtë tragjedi, duke mbushur qese me ushqip pa patur nevojë, prandaj u bëjnë apel të njejtive të mos marrin atë që nuk ju takon.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU