Botë
Policia kosovare konfirmon se ka parandaluar dhe incidente terroriste
08.08.2016 19:11
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Shpend Maxhuni, gjatë raportimit që sot bëri para Komisionit për Punë të Brendshme...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Shpend Maxhuni, gjatë raportimit që sot bëri para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile.
Ai gjithashtu, siç transmeton Kosovapress, tha se kanë arritur të parandalojnë edhe incidente të karakterit terrorist.
"Vazhdojmë që të ndërmarrim masa konkrete që të pengojmë të tilla incidente", tha ai para para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai gjithashtu deklaroi se policia e Kosovës ka arritur përparim në luftën kundër tregtisë me njerëz dfhe krimit ekonomik në vend./mia
