Maqedoni
Reshje të përkohshme, pasdite stabilizim i motit
09.08.2016 09:10
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende reshje të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima...

Nga fundi i ditës do të ketë stabilizim të motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare verilindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 20, ndërsa e ditës do të lëvizë prej 25 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut, rreth mesditës në disa vende shi i rrëmbyeshëm i përcjellë me bubullima.
Temperatura do të lëvizë prej 17 deri në 29 gradë Celsius.
Të mërkurën dhe të enjten paradite do të jetë mot kryesisht i me diell dhe më i ngrohtë. Të enjten pasdite nën ndikimin e masës më të freskët të ajrit nga veriu do të ketë shi lokal dhe bubullima, ndërsa nga e premtja erë e forcuar veriore dhe ulje të temperaturave./Mia
